WelCome

WelCome
 
ForumGalleryPortalli**Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjon Buzuku

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 290
Age : 24
Location : Europe
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Gjon Buzuku   Fri Dec 19, 2008 10:33 pm

Gjon Buzuku ėshtė autori i parė i njohur deri mė sot i letėrsisė shqiptare, shqipėruesi i njė libri kishtar, qė ėshtė quajtur "Meshari" (1555), vepra letrare mė e vjetėr shqipe e botuar qė ėshtė ruajtur deri sot. Ishte prift katolik, famullitar i njė kishe nė Shqipėrinė Veriore jo aq larg nga vendi i botimit. Meshari pėrbėhej nga 110 fletė (220 faqe). Kopja e librit qė ka arritur ėshtė e cunguar, pėrbėhet nga 94 fletė (188 faqe). Kėsaj kopjeje i mungojnė 16 faqet e para, ndėr to edhe kopertina me faqen kryesore. Duke qenė se Meshari ėshtė pėrkthim i teksteve tė njohura liturgjike dhe pjesėve tė Dhiatės sė vjetėr dhe Dhiatės sė re, ai nuk ėshtė shumė i vėshtirė pėr t’u interpretuar, me gjithė ortografinė e ndėrlikuar, gjuhėn arkaike, gabimet e shumta tė shtypit e mungesat e fjalėve. Tė 188 faqet e tekstit pėrmbajnė 154 000 fjalė me njė tėrėsi fjalori prej rreth 1500 leksemash, dhe janė njė minierė ari e vėrtetė pėr leksikografėt dhe gjuhėtarėt historikė. Pėrmban lėndė tė ndryshme kishtare dhe pjesėt kryesore tė liturgjisė katolike. Kjo pėrmbajtje flet pėr pėrdorim tė gjuhės shqipe nė shėrbesat fetare, lidhur siē duket me pėrpjekjet pėr pėrdorimin krahas latinishtes edhe tė gjuhėve amtare.

Meshari ėshtė botuar me alfabetin latin tė tipit gjysmėgotik, i zakonshėm nė atė kohė nė Italinė veriore. Kryesisht pėr tingujt e gjuhės shqipe qė nuk i ka latinishtja (g, gj, th, dh, z, x, i) ka edhe pesė shkronja tė posaēme, qė kanė pėrngjasim me disa shkronja tė alfabetit cirilik. Autori shihet se ndjek njė traditė mjaftė tė konsoliduar tė shkrimit tė shqipes, tė cilėn do ta vijojnė edhe autorėt pasardhės tė Shqipėrisė veriore. Qenia e njė tradite letrare tė mėparshme shfaqet edhe nė gjuhėn relativisht tė pėrpunuar tė veprės. Nė pasthėnie shprehen shkoqur ndjenjat atdhedashėse qė e kanė frymėzuar, dėshira e tij pėr tė ndritur mendjen e bashkatdhetarėve. Nė veprėn e Buzukut gjejmė ndonjėherė edhe pjesė tė njė proze tregimtare me vlera letrare, tė shkruara me gjuhė tė qartė dhe tė kuptueshme. Bie nė sy puna e tij, ose e traditės sė, mėparshme, pėr pasurimin e shqipes me fjalė tė reja, nė mes tė cilave ka mjaft fjalė tė sferave tė jetės mendore. Si vepėr e parė shqipe e njohur, "Meshari" ka rėndėsi tė madhe pėr historinė e kulturės, nė mėnyrė tė veēantė pėr historinė e shqipes sė shkruar dhe tė letėrsisė shqiptare. Ėshtė dėshmi e shqipes nė shek. XVI, nė njė fazė kur nuk ishin zhvilluar ende njė pjesė e dallimeve dialektore tė mėvonshme. Me gjuhėn nė njė masė tė mirė tė standardizuar e tė kodifikuar, si koine letrare qė u ngjit e u zhvillua me veprat e autorėve tė Veriut nė shekujt XVI - XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi njė etapė tė re nė lėvrimin e shqipes si gjuhė e shkruar kulture.
__________________
Nga: HardBoss

Ti je veq nje tingull, une jam orkestėr


Kurrgjo S'kan Shpik, Qa Kan Me Shpik
Kurrgjo S'ka Ndodh, Qa Ka Me Ndodh
Kurrgjo S'kan Ik Qa, Kan Me Ik
Kurrgjo S'kom Bo Qa, Kom Me Bo

---------> REBEL AKA UNIKKATIL FOREVER <---------
HardBoss ?sht? n? linj? tani Reporto Postime Tė Papėlqyeshme Pėrgjigju duke Cituar Multi-Quote This Message Pėrgjigjuni shpejt kėtij mesazhi Thanks
Ndimona duke klikuar qdo 6 orė.
Ju lutna nese doni te na ndimoni kliko ne kete reklam ju faleminderit shumė.
HardBoss
Shiko Profilin Publik
Dėrgo njė mesazh privat tek HardBoss
Dėrgo E-mail Tek HardBoss
Gjej mė shumė postime nga HardBoss
Add HardBoss to Your Contacts
Vjetėr 11-10-2008, 10:24 PM #2
HardBoss
Super Moderator

Avatari i HardBoss

Antarėsuar: Aug 2007
Postime: 6,024
Thanks: 58
Thanked 106 Times in 82 Posts

Pasthėnia e "Mesharit" tė Gjon Buzukut (1555) :

U Donih Gjoni,biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumė herė se gluha jonėh
nukė kish gjaa tė endigluom(3) ensėh shkruomit shenjtė(4), ensėh dashunit(5) sėh
botėsė sanėh(6), desha me u fėdigunėh(7) pėr saa mujtah meh ditunėh, meh zdritunė
pak mendetė e atyneh qi t'eh endiglonjinėh, pėr seh ata tėh mundėh mernėh(Cool saa hi
naltė e hi mujtunė(9) e hi pėrmishėriershim(10) anshtė Zotynė atyneh qi tah duonė em
gjithėh zemėrė. U lus enbas sodi maa shpesh tė vinih em kishėh, pėrseh ju kini meh
gjegjunė(11) ordhėninė e Tinėzot. E atėh nėh enbaroshi(12), Zotynėh tėh ketėh mishėrier
enbii juu, e atah qi u munduonėh dierie tash maa mos u mondonjėnėh.E ju t'ini tėh
zgjiedhunitė e Tinėh Zot, e pėrherė Zotynė kaa meh klenėh me juu: ju tueh endiekunė tėh
dėrejtėnė e tueh lanė tėh shtrenbėnė; e kėta(13) ju tueh baam,Zotynė ka me shtuom endėr
juu,se tėh korėtė tajh(14) tėh englatetėh(15) dierie ensėh vjelash, e tė vjelėtė dierie ensė
enbiellash.

E u' maa due tėh enbaronj vepėrėnė teme, Tinė Zot tueh pėrqyem. Endėh vjetėt MDLIV
njėhzet dit endėh mars zuna enfiill e enbarova endėh vjetėt MDLV, endėh kallėnduor V dit.
E seh pėr fat nėh keshė kun enbėh endonjė vend fėjyem(16), u duoh tuk tė jetėh fajtėh, aih
qi tėh jetė maa hi ditėshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjėh(17) endė e mirė. Pėrseh nukė
ēuditėm seh nė paēa fėjyem,kėjo tueh klenėh maa e para vepėrė e fort e fėshtirėh pėr tėh
vepėruom enbėh gluhėt tanėh. Pėrseh mund mund e qėllonjinė(18), se fajh tė mos banjinė;
pėrseh pėrherė ėndajh tah nukė mundėh jeshėh u' tueh enbajtunėh njėh klishėh enbėh tė dyy
anėt mėh duhė meh shėrbyem. E tash u jam enfalėh gjithėveh, e lutėni Tinėh Zonėh endeh pėr
muoh.



Shėnim :

"Pasthėnia ..." ėshtė nxjerrė nga fotokopja e origjinalit,qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare, Tiranė.
Origjinali gjindet nė bibliotekėn e Vatikanit,Romė,me kėtė shėnim katalogu : R.G. Liturgia III,194.
Kjo pasthėnie ėshtė i vetmi dokument (deri me tani) qė na mėson se kush qe autori i librit dhe kur
u pėrkthye e u botue ky libėr.



Sqarime :

( 1) Bdek, Benedekt.
( 2) Tue u kujtuom, tue kujtue, tue sjellė nė mend.
( 3) Tė endigloum, qė kupton.
( 4) Ensėh shkruomit shenjtė, prej shkrimit tė shenjtė, prej librave fetarė,
( 5) Ensė dashunit, prej dashurisė.
( 6) Botėsė sanėh, gjindjes, popullit tonė.
( 7) Me u fėdigunėh, me u mundue, lodhė.
( Cool Tėh mundėh mernėh, tė mund tė marrin me mend,tė marrin vesh.
( 9) Hi mujtunė, i fuqishėm.
(10) Hi pėrmishėriershim, fort i mėshirueshėm.
(11) Meh gjegjunė, me gėgjue.
(12) E atėh nėh enbaroshi, e taė punė nė e bėfshi,e nė veprofshi kėshtu.
(13) Kėta, kėtė,kėtė gjė.
(14) Tajh, tuaj.
(15) Tėh englatetėh, tė zgjatet.
(16) Fėjyem, gabuar.
(17) Tah trajtonjėh, ta ndreqė.Tueh klenėh etj.:kuptohet qė kjo ėshtė e para vepėr qė pėrkthen Buzuku;
mund tė nėnkuptohet edhe se ai nuk njeh tjetėr vepėr tė pėrkthyer para tij.
(18) Nukė mund e qėllonjinė etj., nuk mund t'ia qėllonin aq mirė punės sa tė mos bėnin gabim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://zihnimagani.forumotion.com
 
Gjon Buzuku
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
WelCome :: Arti Dhe Kultura :: Letersia-
Kėrce tek: