WelCome
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

WelCome

WelCome
 
ForumGalleryPortalli**Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pjetėr Bogdani

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 290
Age : 30
Location : Europe
Registration date : 11/11/2007

Pjetėr Bogdani Empty
MesazhTitulli: Pjetėr Bogdani   Pjetėr Bogdani I_icon_minitimeFri Dec 19, 2008 10:37 pm

Pjetėr Bogdani Pjeter_Bogdani



Pjetėr Bogdani (rreth 1625 Lindi nė Gur i Hasit
- 1689 vdiq nė Prishtinė) - prift, ipeshkėv, kryeipeshkėv, teolog dhe
filozof shqiptar nga Hasi (Krahinė e lashtė), qė shtrihet nė Shqipėri
dhe Kosovė.



Lindi nė Gur i Hasit. Mėsimet e para i bėri nė Ciprovac, Bullagri. Nė
vitin 1674 ishte nxėnės i kolegjit ilirik tė Loretos, po kėtė vit bėn
njė kėrkesė pėr studimin e medicinės dhe pėr lėshuarjen e Kolegjit. Mė
1651 ushtron detyrėn e meshtarit nė Pult e nė fshatrat e Prizrenit, nė
anėt e vendlindjes[1]. Nė vitin 1656 thirret nė Romė pėr tė vazhduar
studimet e larta nė Kolegjin e Propagandės. Aty i mėson gjuhėt e
Lindjes. Mė 1658 kreu studimet e larta tė teologjisė e filozofisė nė
Romė dhe mori titullin doktor. Menjėherė emėrtohet ipeshkv i Shkodrės
dhe administrator i Tivarit. 1663–1664: Njihet dhe i bėn shėrbime
Kardinal Barbarigos, i cili nė atė kohė gjendej nė Romė. Mė 1675 e
shkruan librin Ēeta e profetėve dhe ia paraqet Propagandės pėr botim.
Rekomandimi i Propagandės ishte tė pėrkthejė librin. Fillon pėrkthimin
e librit. Nė vitin 1677 emėrtohet arqipeshkv i Shkupit nė vend tė tė
ungjit, Ndre Bogdanit. Lufta turko–austriake fillon mė 1683. Nė dhjetor
tė atij viti vdes Ndre Bogdani. Bogdani arratiset nė male me ē'rast e
humb librin e Gramatikės latinisht–shqip tė punuar nga Ndreu. Strehohet
nė Ciprovac dhe nė Dubrovnik. Nė pjesėn e parė tė vitit 1685 shkon nė
Venedik e nė Padovė. E merr me vete librin e pėrgatitur pėr botim.
Libri Cuneus Prophetarum botohet nė fund tė fund tė vitit nė Padovė te
Barbarigo. Shkruan Relacionin e njohur nga Shkupi: Dello stato
spirituale e temporale del regno di Albania e Servia. 1687–1688: Merret
aktivisht me organizimin e rezistencės antiturke dhe u bėn vizita tė
gjitha vendeve tė arqipeshkvisė sė vet. Nė vitin 1689 depėrton ushtria
austriake. Nė nėntor kjo ushtri arrin nė Prishtinė. Bogdani tė niset me
ushtrinė pėr Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarė dhe bashkė me
ta arrin atje. Atje sėmuhet nga murtaja. Kthehet nė Prishtinė pėr
shėrim te mjekėt gjermanė, po mė kot. Vdes nė fillim tė dhjetorit 1689
nė Prishtinė ku edhe varroset. Siē njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani,
menjėherė pas thyerjes sė ushtrisė austriake ato ditė, tatarėt dhe
turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.



Vepra e ipeshkvit Pjetėr Bogdani "Ēeta e profetėve" (Cuneus
prophetarum) u botua mė 1685 nė Padovė, u rishtyp mė 1691 dhe 1702 nė
Venedik me titull tė ndryshėm. Libri “Cuneus Prophetarum”, apo sipas
pėrkthimit tė Justin Rrotės “Ēeta e profetėve”, ėshtė njė nga veprat mė
tė rėndėsishme tė trashėgimisė sonė tė vjetėr letrare. Fakti qė ėshtė e
para vepėr origjinale nė gjuhėn shqipe, nė krahasim me veprat e
autorėve paraardhės qė ishin kryesisht pėrkthime, e bėn tepėr tė
rėndėsishėm kėtė libėr. Karakteri origjinal i veprės duhet marrė nė
mėnyrė relative pėr karakterin fetar qė kishte, por duhet thėnė qė nuk
ėshtė mbėshtetur nė ndonjė autor tė caktuar nė formė pėrkthimi.
Tematika e larmishme i shton rėndėsinė veprės. Aty gjejmė qė nga
tematika fetare, historiografike, tė shkencave tė natyrės, por edhe
letėrsi artistike, poezi. Kjo larmishmėri temash ēon edhe nė
larmishmėri stilesh, qė ėshtė njė tregues i shkallės sė lartė tė
pėrpunimit tė gjuhės pėr atė kohė. Dhe padyshim ky ėshtė njė gur i
rėndėsishėm nė themelin e gjuhės sė sotshme shqipe.



Autori ka gjetur mundėsi tė shtjerė elemente tė jetės shqiptare tė
kohės e tė historisė sė popullit tonė, si ėshtė rasti i qėndresės
burrėrore tė kelmendasve kundėr ekspeditės turke mė 1639. Mendimet e
njohuritė e Pjetėr Bogdanit shpalosen mė shkoqur nė parathėnien e
librit dhe nė relacionet e shumta, qė hartoi pas vizitave nė viset e
ipeshkvive qė drejtoi. Shkroi me dashuri tė madhe pėr gjuhėn shqipe,
pėr Shqipėrinė e pėr popullin shqiptar, shprehu dhembje pėr gjendjen e
mjeruar e padijen nė tė cilat i kishte hedhur robėria bashkatdhetarėt e
tij dhe urrejtje tė thellė pėr pushtuesin osman. Pjetėr Bogdani
kėrkonte qė t'i jepeshin popullit libra nė gjuhėn amtare, punoi pėr
mėkėmbjen e zhvillimin e kulturės kombėtare dhe ēlirimin e vendit.



Vepra ka nė krye njė seri kushtimesh e poezish shqip, latinisht,
italisht, sllavisht, shkruar pėr nder tė Pjetėr Bogdani nga miq e tė
njohur tė tij. Dy vjershat shqipe tė L. Bogdanit e tė L. Sumės dhe ato
tė vetė autorit tė shpėrndara nė kapituj tė ndryshėm tė librit, me
teknikėn poetike pėrgjithėsisht tė sigurt janė tregues tė lėvrimit tė
mbarė tė vjershėrimit shqip nė kėtė kohė.




Pjetėr Bogdani krijoi me vetėdije tė plotė pėr ta pasuruar e pėrpunuar
gjuhėn shqipe, gjurmoi dhe vuri nė qarkullim fjalė e shprehje tė vjetra
tė lėna nė harresė, krijoi edhe fjalė tė reja, duke bėrė pėrpjekjet e
para pėr krijimin e termave nė ndonjė degė tė shkencės. Ligjėrimi i tij
dallohet mjaft herė edhe pėr zhdėrvjelltėsi e ndėrtime sintaksore tė
njė arkitektonie tė sigurt. Me veprat e Pjetėr Bogdani letėrsia dhe
gjuha letrare shqipe shėnuan hapa tė rėndėsishėm pėrpara.



Pėr veprėn e Pjetėr Bogdanit kanė shkruar studiues e shkritarė tė
njohur shqiptarė e tė huaj si Gaetano Petrotta, Eqrem Ēabej, Faik
Konica, Filip Fishta, Alberto Straticņ, Mario Roques, Justin Rrota,
Matteo Sciambra, Injac Zamputi, Idriz Ajeti, Ibrahim Rugova, Sabri
Hamiti etj.





Nė vitin 1982, studiuesi e kritiku i njohur Ibrahim Rugova botoi te
Rililindja e Prishtinės librin Vepra e Bogdanit 1675–1685, qė
konsiderohet njė nga studimet mė tė mira tė veprės sė Pjetėr Bogdanit.





Nė vitin 2006, studiuesja Anila Omari, Instituti i Gjuhėsisė dhe
Letėrsisė nė Akademinė e Shkencave, botoi njė studim tė plotė tė "Ēeta
e profetėve" tė Pjetėr Bogdanit. Nė 950 faqe, studiuesja Omari ka
sjellė tė parin studim filologjik tė veprės sė Bogdanit, duke tentuar
edhe njė publik pak mė tė gjerė se ai me pėrgatitje shkencore. Sipas
Omarit, "Ēeta e Profetėve" pėrfshin riprodhim anastatik tė tekstit
origjinal dhe nė faqen pėrbri, njė transkriptim fonetik shoqėruar me
aparatin kritik, ku sqarohen fjalė tė rralla apo shndėrrime
morfologjike tė gjuhės sė Bogdanit. Seit Mancaku, shef i departamentit
tė Historisė sė Gjuhės, ėshtė shprehur se "ky botim pėrbėn tė parin
studim filologjik pėr veprėn e Bogdanit, duke u vėnė nė pėrdorim tė njė
publiku mė tė gjerė. Njė nga punėt mė tė vėshtira qė ka bėrė Omari,
ėshtė transkriptimi i tekstit".



Pėr sa i pėrket alfabetit, nė pėrgjithėsi Bogdani ka pėrdorur alfabetin
latin, por meqė shqipja ka disa tinguj qė nuk gjenden nė kėtė alfabet,
Bogdani ka pėrdorur disa shenja tė veēanta. Kėto shenja i kanė pėrdorur
edhe autorė tė tjerė paraardhės tė tij. P.sh pėr grafikėn e Y-sė e ka
marrė nga njė shenjė e glagolitishtes, njė shkrimi tė vjetėr sllav -
boshnjak, ndėrsa fonema tė tjera tė shqipes Bogdani i mori nga
greqishtja.





Kliko Ketu pėr ta rrit foton full.
Pjetėr Bogdani Ceta_e_profeteve
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://zihnimagani.albanianforum.net
 
Pjetėr Bogdani
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
WelCome :: Arti Dhe Kultura :: Letersia-
Kėrce tek: