WelCome

WelCome
 
ForumGalleryPortalli**Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjeke Marinaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 290
Age : 24
Location : Europe
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Gjeke Marinaj   Fri Dec 19, 2008 10:42 pm









Lindur nė Brrut tė Malėsisė sė Madhe nė
vitin 1965. Shkollėn fillore dhe 8-vjeēare e mbaroi nė fshatin e
lindjes. Vitin e tretė tė shkollės sė mesme e kreu nė Bajzė, ndėrsa
maturėn e pėrfundoi nė Shkollėn Teknologjike tė Shkodrės. Pėrfundoi
edhe kursin e gazetarisė nė Vlorė, nė vitin 1986.



Gazeta "Drita", organ i Lidhjes sė Shkrimtarėve, botoi nė gusht tė
vitit 1990 njė cikėl poetik nga Gjekė Marinaj. Kėtu fillon talenti
pakompromis i poetit tė ri, tė ndeshet me muret e zymta tė njė
diktature. Ndjenja e ēlirėt poetike pėrballet papritur me absurditetin
e akullt tė kohės. Cikli poetik i Gjekė Marinajt, dhe sidomos poezia e
tij "Kuajt", goditėn direkt dogmatizmin dhe donkishotizmin e njė
regjimi despotik, qė po jepte shpirt. Marinaj u zu tepėr ngushtė. Pėr
t'i shpėtuar pėrndjekjeve dhe dhunės paarsye tė regjimit komunist,
torturave qė tė ēonin nė ēmendi, ai u detyrua tė largohej nga
vendlindja, nė rrethana tepėr ekstreme. Forcat e ruajtjes sė kufirit nė
atė kohė, thyenin kafka me ēytė "kallashi", apo tėrhiqnin zvarrė me
tela me gjėmba nga kėmbėt, tė gjithė ata tė rinj tė masakruar, qė
pėrpiqeshin tė largohen nga Shqipėria.

Megjithatė, nė mesnatėn e 12 shtatorit tė vitit 1990, Marinaj kalon
kufirin shgiptaro-jugosllav, pikėrisht aty ku relievi i Malit tė
Bukoviēit mbante "vijėn e vdekjes" pėr kalimtarėt. Arsye mė tė forta se
vdekja, e detyrojnė poetin e ri tė arratiset drejt lirisė. Arti i tij
duhet tė mbijetojė - jo qėnia! Nė ēantėn e lamtumirės, Marinaj nuk
kishte harruar tė fuste edhe 5 libra me poezi... E si mund tė jetonte
poeti pa dashurinė e tij?...

Dy javėt e para pas kalimit tė kufrit, Marinaj i kaloi nė Spuzhė tė
Malit tė Zi. Qė andej, pėr njė kohė tė shkurtėr, u transferua nė kampin
e refugjatėve "Padinska Skela" tė Beogradit. Muajt e fundit nė
Jugosilavi i kalon nė hotelin "Avala" - hotel pitoresk nė periferi tė
Beogradit. Nė korrik tė vitit 1991, pas leximit tė poezisė "Kuajt" dhe
njohjes me peripecitė e jetės sė tij, ambasadori amerikan nė Beograd, i
dha atij pa hezitime tė drejtėn pėr tė emigruar nė SHBA. Kontaktet e
para me Amerikėn, u konkretizuan me njė sėrė projektesh, qė shumė
shpejt bėnė realitet disa nga ėndėrrat e hershme tė Gjekė Marinajt.

Amfeset e para ia kushtoi edukimit tė mėtejshėm shkollor. Kėshtu, nė
vitin 1994, ai pėrfundoi studimet nė Institutin Mjekėsor ASPT nė
Arlington. Katėr vjet mė vonė, u diplomua nė Shkencat e Pėrgjithėshme
tė Kolegjit Brookhaven nė Dallas. Shkollėn e Lartė tė Arteve dhe
Humanitetit e pėrfundoi nė vitin 2002, nė Universitetin e Dallasit, nė
Teksas. Qė nga janari i vitit 2003, ai vazhdon studimet pėr Master, nė
Degėn e Letėrsisė Botėrore nė UTD.

Dy herė, nė vitin 1997 dhe 1998, Organizata Akademike e Kolegjit
Brookhaven e nderoi Gjekė Marinajn me titullin "Student i vitit", pėr
shkak tė rezultateve tė larta nė mėsime. Gjatė jetės studentore, ai
mori edhe disa ēmime letrare. Vlen tė pėrmendet ēmimi "Pena e artė"
(nėntor '98) dhe veēanėrisht, trofeu "International Poet of Merit
Award", me tė cilin Marinaj u nderua nga "International Society of
Poets", me 17 nėntor 2002.


Shkrime me karakter akademiko-letrar i janė botuar nė disa gazeta dhe
revista letrare amerikane. Emri i tij ėshtė pėrfshirė nė 4 antologji
poetike amerikane: "A Moment in Time" (1995), "A Muse to Follow"
(1996), "Best Poems of the '90s" (1999) dhe "Echoes From the Silence"
(2003). Po kėshtu, nė vitin 2003, dy poezite e tij u pėrfshinė nė
antologjinė "Un alfabet al poeziei albaneze" nė Rumani, pėrkthyer dhe
botuar nė rumanisht nga shkrimtari Ardian Kyēyku.

Nė vitin 1995, Gjekė Marinaj doli me pėrmbledhjen e parė poetike, me
titull: "Mos mė ik larg". Pesė vjet mė vonė, pikėrisht nė vitin 2000,
boton edhe librin e dytė me poezi "Infinit". Libri i tretė i tij ka njė
natyrė tjetėr. Marinaj boton "Ana tjetėr e pasgyrės", njė libėr me
intervista tė zgjedhura me personalitete tė rėndėsishme tė letėrsisė,
politikės dhe sportit, nga bota dhe Shqipėria. Libri doli nga shtypi nė
tetor 2003. Gjekė Marinaj kryen dy punė; njėra nė Baylor University
Medical Center, Departamenti i Patologjisė, dhe tjetra nė Richland
College, ku jep mėsim nė letėrsinė botėrore. Shtėpia botuese "Marinaj
Publishing" ėshtė pasioni i tij, nė ndihmė tė shkrimtarėve dhe poetėve
shqiptarė. Nuk duhet harruar edhe kontributi i tij i pakursyer nė
themelimin Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, ku Marinaj
drejton edhe revistėn "Pena", organ i kėsaj shoqate



Ndėrsa si pėrkthyes, Gjeka nxori nė dritė librat me pėrkthime "Ora e
paqes" (2005) tė poetit Gjerman-Amerikan Rainer Schulte, librin me
poezi "Nė shpellėn e Platonit" tė autorit tė mirėnjohur, kandidatit pėr
ēmimin Nobėl nė Letėrsi, Frederick Turner, si dhe njė antologji poetike
me nėntė nga poetėt mė tė mirė bashkėkohorė amerikanė. Ja mendimet e
poetit Rudolf Marku pėr pėrkthimet e Gjekės, botuar te gazea "Koha
Jonė":

"Shpella e Platonit" ėshtė pėrmbledhja e poezisė sė F. Turner nė
pėrkthimin e poetit Gjek Marinaj. Pėrkthimi nė pėrgjithėsi, dhe sidomos
pėrkthimi nga letėrsia botnore nė gjuhėn shqipe, ka njė rėndėsi tė asaj
shkalle, sa shpesh herė ata lexues tė vėmendshėm e mirėnjohės qė tek ne
fatmirėsisht nuk kanė qenė tė paktė, e kanė mė tė lehtė tė kujtojnė
emnat e pėrkthyesve sesa tė shumė krijuesve tė krijimtarisė
origjinale....

...Ashtu siē, ndodh me traditėn e pėrkthyesit nė realitetin shqiptar,
Gjekė Marinaj ka meritėn e zgjedhjes sė saktė. Ēfarė do tė ishin
pėrkthimet e Nolit, po qe se nė vend tė Servantasit p.sh., ai do kish
pėrkthyer Nobelistin e tanishėm Parker? Akti i parė i pėrkthyesit tė
mirė fillon nga drejtorientimi nė labirinthin e Bibliotekės Botnore.
Dhe parimi asht jo se ēfarė ke pėrkthyer, por ēfarė ke lėnė pa
pėrkthyer. Nė kėtė pikėpamje "Shpella e Platonit" ėshtė njė zgjedhje e
saktė...

...Parathėnia e librit, e shkruar nga poeti i talentuar dhe erudit Gjek
Marinaj, asht njė ese e kthjelltė jo veē pėr krijimtarinė e Frederick
Turner. Titulli i librit "Shpella e Platonit" do na sugjerojė gjendjen
lakuriqe tė njeriut. Ne "Republikėn" e tij, Platoni na thotė:
"Pėrftyroni njerėzit tek jetojnė nė njė lloj shpelle tė nėndheshme me
njė hyrje tė gjatė e tė shtrirė nė drejtim nga hyn drita. I pėrfytyroni
kėta njerėz me kėmbė dhe qafė tė lidhur qė nga fėmijėria e tyre, kėshtu
qė ata kanė ndejtė kėshtu nė tė njėjtin vend, tė aftė qė tė shohin veē
pėrpara, por tė penguar nga prangat qė tė mund ta kthejnė kokėn pas..."


"Ēdo ēast i madh nė historinė e njerėzimit ka qenė fitore e entuziazmit
tė dikujt", thuaj se kėto fjalė, poeti amerikan Emerson ia dedikonte
publicistit Marinaj. Ēuditėrisht, sa mė shumė qė ėshtė i zėnė me dy
punėt e tij, aq mė tepėr ai i "dhuron" vepra tė reja kulturės shqiptare
nė Amerikė. Nė vitin 1995, boton revistėn letrare "Koha e poetėve" nė
shqip dhe anglisht; njė "motėr" e gazetės "Dielli" tė Nolit.

Problemet me tė cilat ballafaqohet editori i revistės, i plotėson mė sė
miri edhe korrespodenca qė Marinaj mban me krijuesit e tjerė: "Sot,
artistėt janė heronjtė mė tė ndershėm qė ka kombi ynė. Tė jesh sot
artist do tė thotė tė shkyesh nga shpirti pėr tė krijuar dhe tė
rrjepesh nga lėkura e kurrizit pėr tė botuar. Por, ngaqė nuk mund ta
lėmė pas dore kėtė punė, nuk na e ka kush fajin", i shkruan Gjeka njė
kolegut tė tij. Emri i Gjekė Marinajt nuk ėshtė i dėgjuar vetėm nė
Amerikė. Pėr tė shkruajnė gazetat nė Tiranė e Shkodėr, nė Prishtinė e
Shkup, nė Ulqin e Bujanoc, nė Athinė e Bukuresht, nė Londėr e Gjenevė,
nė Romė e Padovė, nė Dallas, Boston e gjetkė. Ai ėshtė shembull i
poetit modern. Kėrkesat e tij ndaj vetes dhe tė tjerėve janė tepėr tė
larta. Ai punon pa pushim qė tė jetė i kėnaqur qoftė edhe pėr njė botim
libri, reviste apo gazetė; qoftė pėr njė tubim kulturor apo kombėtar;
qoftė pėr njė promovim libri. Njerėzit marrin mendime prej tij, i
nderojnė dhe i respektojnė sugjerimet e tij, qoftė letrare apo
artistike. Fjala e tij ėshtė shpresė pėr shumė poetė tė rinj, qė
fillojnė t'i publikojnė pėrmbledhjet e para poetike. Madje edhe
shkrimtarėt e vjetėr konsultohen me tė pėr "ndonjė" temė letrare apo
pėrkthim eventual nė anglisht, etj










KUAJT



Tėrė jetėn duke vrapuar rrimė

Shohim veē pėrpara

Ē'bėhet prapa s'duam t'ia dimė.

Ne nuk kemi emėr

Tė gjithėve kuaj na thonė.


Nuk qajmė,

Nuk qeshim;

Heshtim,

Dėgjojmė;

Hamė atė ē'na japin,

Ecim nga na thonė,

Asnjė nga ne s'ėshtė mendje hollė.

Kush qe kalė mbreti,

Posti qe i lartė


Kush qe kalė princeshe

I bėnė shalė tė artė

Kush qe kalė fshatari

Pat samarė me kashtė

Kush qe kalė i egėr

Tėrė jetėn fjeti jashtė.

Po qemė dhe mbetem kuaj, para njeriut!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://zihnimagani.forumotion.com
 
Gjeke Marinaj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
WelCome :: Arti Dhe Kultura :: Letersia-
Kėrce tek: